Ditën e sotme në studion e InfowebTv, ka qenë i ftuar Luciano Boçi, Pedagog në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Boçi dha një intervistë për fillimin e vitit të ri akademik dhe problematikat, vështirësitë që hasen gjatë këtij fillimi viti në sistemin arsimor.
Luçiano Boçi:
Ka shumë probleme sistemi i asimit, sidomos arsimi i lartë, i cili ka humbur disa mungesa në një situatë ku i bëhet sfidë pandemisë.
Dhe është një llojë sfide që e bën pandemia akoma më të vështirë.
“Niveli i arsimit ka rënë, përpos problematikave që ka sjellë Covid-19 në këto dy vite, ka probleme me rritjen e cilësisë.
Propozimi im për këtë fillim vit është që të mos kishte pagesë tarifash për studentët.
Gjithashtun, them që vaksinimi të jetë i domosdoshëm për t’u mbrojtur nga pandemia, por jo të jetë me detyrim nga qeveria, – tha ai”
Në lidhje me përmirësimi e të gjitha kushteve që duhen përmirësuar në sistemin arsimor dhe kryesisht për Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan ai tha se, Bashkia e Elbasanit nuk ka hedhur asnjë qindarkë për zhvillimin e Universitetin të Elbasanit.
“Elbasanit i duhet të shpëtojë Universitetin sa më shpejt nga ulja e cilësisë dhe të përballjeve me vështirësitë e kohës,” – theksoi ai.