Lufta, “fluturojnë” çmimet në Elbasan, qytetarët në alarm

0
Screenshot

 

Përpos shtrenjtimit të naftës, konflikti në Lindjen e Mesme po shoqërohet edhe me rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore. Sipas një vëzhgimi që Infoweb Media ka kryer në tregun e fruta-perimeve në qytetin e Elbasanit, thuajse të gjitha produktet ushqimore sot tregtohen më shtrenjtë krahasuar me periudhën para nisjes së konfliktit.Nëse para pak ditësh 1 kg domate në Elbasan tregtohej 250 lekë, sot shitet me 300 lekë. Ndërkohë, rritje çmimi ka regjistruar edhe bulmeti, ku një kilogram djathë sot tregtohet 100–200 lekë më shtrenjtë.

Një situatë e tillë prek drejtpërdrejt xhepat e qytetarëve, sidomos të pensionistëve. Ata shprehen se qeveria duhet të kishte marrë masa më herët për të zbutur ndikimin e kësaj rritjeje.

Për të mos “trembur” blerësit, një pjesë e tregtarëve nuk i ekspozojnë çmimet në tezgat e tyre. Jashtë kameras, ata pranojnë rritjen e çmimeve, veçanërisht për produktet e importit.
Kjo situatë, sipas tyre, po shkakton një braktisje të tregut nga blerësit, aq sa çdo ditë po i çon drejt falimentimit, duke i detyruar të braktisin aktivitetin e tyre shumëvjeçar./Infoweb Media