K*rim në familje, burri v*ret me a*rmë gruan e më pas veten

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në fshatin Kuman të Fierit.

Një 80 vjeçar ka vrarë me armë zjarri të shoqen dhe më pas veten.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e krimit.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen D. Rr., rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.