Lufta Izrael-Palestinë/ Protestë në sheshin Skënderbej

0

 

Ditën e sotme dhjetëra qytetarë protestuan në sheshin “Skënderbej” në mbështetje të Palestinës e cila prej një jave është përfshirë në një konflikt të përgjakshëm me Izraelin.

Mes të pranishme në shesh kishte dhe shumë të rinj. “Na fal Palestinë që nuk të përgjigjemi dot” ishte thirrja që dominoi protestën. Një tjetër parrullë ishte “Stop gjenocidit! Lironi Palestinën!”

Lufta mes Izraelit dhe Palestinës ka nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 140 viktima, mes tyre 40 fëmijë dhe 950 të plagosur.

Deri më tani është shkatërruar me raketë godina e Al Jaseera dhe Assosiated Press në Gaza. Ende nuk është raportuar se sa viktima apo të lënduar kishte nga ky shpërthim i cili ishte i paralajmëruar.

Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu