Gjatë një aktiviteti të organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit mbi luftën kundër korrupsionit, kreu i SPAK, Altin Dumani, bëri thirrje për një angazhim më të madh të shoqërisë civile në përpjekjet kundër korrupsionit.
Sipas tij, SPAK është i hapur për bashkëpunime në tema të caktuara që lidhen me korrupsionin, me qëllim përmirësimin e performancës së institucionit.
“Shoqëria civile është e ftuar të bashkëpunojë me SPAK për tematika të caktuara. Këto analiza i shërbejnë institucionit tonë për përmirësimin e performancës. Jemi të hapur për bashkëpunime të tilla”, tha Dumani, duke theksuar rëndësinë e një mbështetjeje më të gjerë nga aktorë të ndryshëm.
Në fund të muajit dhjetor, Dumani do të marrë gjithashtu kompetencat e Komisionerit Publik në KPA, duke zgjeruar përgjegjësitë e SPAK në monitorimin dhe hetimin e zyrtarëve të drejtësisë. Ai bëri të ditur se SPAK ka aplikuar ligjin anti-mafia për disa subjekte të shkarkuar nga detyra, përfshirë gjyqtarë dhe prokurorë.
“Në fund të muajit dhjetor drejtues i SPAK merr kompetencat e komisionerit publik në KPA. SPAK ka patur raste ku ka amplikuar ligjin anti mafia per subjektet e shkarkuar nga detyra(perfshi gjyqtare e prokurore). Materialet në procesin administrativ te vetingut i kemi përdorur si indicie për të gjetur provat ne hetimin penal. Rezultatet e hetimit administrativ janë një bazë e mirë për të gjetur prova tek subjektet e shkarkuar nga vetingu.
Ne nuk kemi qenë të verber nga organet e vetingut, kemi regjistruar me iniciative hetime kryesisht për veprën penale te korrupsionit. Janë çështje qe i kemi ne hetim dhe jemi te kujdesshëm duke bere filtrime te vendimeve te vetingut. Sot që flasim SPAK ka marrë nën ndjekje penale, gjyqtare të gjykatës kushtetuese, gjykatës se lartë, anëtarë të KPA, prokurore të përgjithshëm. Kemi një numër të madh subjektesh dhe do të vazhdojmë ta bëjmë sa here do kemi indicie apo te dhëna. Shqetësimi me i madh nuk janë të shkarkuarit, por ata që janë konfirmuar në detyre dhe ky është fokusi ynë. Sepse ata janë ne sistem dhe mund te kryejnë akte korruptive”, tha ai.