SHBA- Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump bëri thirrje sot për një armëpushim të menjëhershëm dhe negociata për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë. Trump përmes një postimi përmes platformës së tij “Truth Social”, shkruan se shumë familje u shkatërruan dhe nëse kjo vazhdon, mund të shndërrohet në diçka më të madhe dhe shumë më keq.
“Duhet të ketë një armëpushim të menjëhershëm dhe të fillojnë negociatat. Shumë jetë u humbën kot, shumë familje u shkatërruan dhe nëse kjo vazhdon, mund të shndërrohet në diçka më të madhe dhe shumë më keq”, shkroi ai, duke argumentuar se Ukraina kishte humbur në mënyrë qesharake 400,000 ushtarë dhe shumë më shumë civilë.
Në mesazhin e tij Trump siguroi gjithashtu se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy do të donte të bënte një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.
“Unë e njoh mirë Vladimirin. Është koha për të vepruar. Kina mund të ndihmojë. Bota është duke pritur!”, përfundoi Trump.