Shërbente kafe dhe drogë në lokal/ Pranga kamerieres në Fier, sekuestrohen 13 mijë euro

0

FIER- Në Fier është vënë në pranga një 42-vjeçare, e cila shërbente si kameriere, por dhe shiste drogë në një lokal.

Policia thotë se ka shpallur në kërkim pronarin e lokalit, ndërsa ka proceduar një 30-vjeçari, kushëriri i pronarit të lokalit. Atij iu gjetën  13. 000 euro të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Nga kontrolli i lokalit u gjetën mbetje të lëndës narkotike kanabis, që dyshohet se ishte konsumuar nga klientë të ndryshëm të lokalit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, 13. 000 euro, 1 automjet, 1 grirëse dhe 3 celularë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu