LUFTA/ Zelenskyy i hap rrugë paqes, Biden: Japim 150 mln $ të tjera për Ukrainën

0

UKRAINË– 73 ditë luftë! Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të japin edhe 150 milion dollarë të tjera për të mbështetur ushtarakisht Ukrainën, e cila prej gati 2 muajsh po përjeton ferri, si pasojë e sulmeve të Rusisë të cilat nuk po ndalen. Njoftimi është bërë nga vetë presidenti amerikan Joe Biden. Presidenti Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë me dije se është i gatshëm që të ulet në bisedime me Moskën, nëse kjo e fundit do të ndalonte luftën, duke u kthyer pas ne 23 shkurti, një ditë para se të niste luftën. Zelensky tha se e quan veten lideri i “Ukrainës, jo një mini-Ukrainës”, duke mos përmendur Krimenë, të aneksuar nga Rusia në 2014.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka lëshuar deklaratën e tij të parë për luftën në Ukrainë, por nuk kanë përdorur fjalët “luftë”, “konflikt” ose “pushtim”. Deklarata në vend të kësaj “shpreh shqetësim të thellë në lidhje me ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Ukrainë” dhe shprehu “mbështetje të fortë” për sekretarin e përgjithshëm Antonio Guterres në kërkimin e një zgjidhjeje paqësore për “mosmarrëveshjen”.

Tre autobusë evakuimi u larguan nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal në qytetin port ukrainas të Mariupol të premten, sipas raporteve të mediave ruse. Autobusët që transportonin 25 civilë, përfshirë fëmijë, u nxorën nga uzina në një kamp në qytetin Bezimenne të kontrolluar nga Rusia. Rreth 200 civilë, së bashku me luftëtarët e rezistencës ukrainase, mbetën të bllokuar në streha nëntokësore në kompleksin e madh industrial.

41 ushtarë dhe civilë ukrainas të kapur nga Rusia , mes tyre 11 gra dhe një klerik, janë liruar në një shkëmbim të ri të burgosurish, tha zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk në një deklaratë në Telegram të premten.

Gjermania do të dërgojë gjithashtu shtatë topa vetëlëvizës në Ukrainë, në krye të pesë sistemeve të artilerisë që qeveria holandeze ka premtuar tashmë, tha ministrja gjermane e mbrojtjes, Christine Lambrecht. PzH 2000 është një nga armët më të fuqishme të artilerisë në inventarët e Bundesëehr- it dhe mund të godasë objektivat në një distancë prej 40 km (25 milje).

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se do t’i japë Ukrainës 287 gjeneratorë celularë përveç 569 gjeneratorëve që i kishte dhuruar më parë.

Zyrtarët italianë kanë sekuestruar një jaht me lidhje me qeverinë ruse dhe që besohet se i përket presidentit rus Vladimir Putin, sipas një njoftimi nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave të premten.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu