Shkrumbohen 4 makina në Shkodër, ngjarja e qëllimshme

0
Foto Ilustruese
Foto Ilustruese

4 makina janë djegur gjatë natës në qytetin e Shkodrës, bëjnë me dije burime për Infowebtv.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:00 të mëngjesit të kësaj të shtune, ku kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar forcat zjarrëfikëse.

Sipas të dhenave nga vendi i ngjarjes janë 3 mjete të djegura plotësisht dhe 1 pjesërisht.

Dyshohet se zjarri në njërën nga makinat mund të ketë qenë i qëllimshem, ndërkohë që më pas si pasojë e erës ato janë djegur njëra pas tjetrës.

Ngjarja te zona e Bexhistenit në hyrje të qytetit. Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, dhe janë duke u sekuestruar kamerat e sigurisë, për të parë nëse ka gjurmë të autorëve të kësaj zjarrvënie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu