“Luftë bërrylash”, Rama publikon fotografinë ‘e pajtimit’ me Metën

0

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotografinë me Presidentin Meta në mbledhjen Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian ku duket se përplasjet mes tyre janë sheshuar. Imazhin e shoqëroi me mbishkrimin “Lùftë bërrylash” pasi kanë shmangur takimin e duarve prej situatës së koronavirusit.

Ndërkohë në sfond shihet dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili duket po ashtu i lumtur nga ky takim që ndodh pas shumë kohësh. Kjo fotografi nga ana e Ramës u publikua menjëherë pasi Meta doli i buzëqeshur para gazetarëve ku nuk mungoi pyetja nëse i kishte lënë pas akuzat për kryeministrin.

“Ishim për çështjet e integrimit dhe ju e dini që për këtë çështje unë kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë i disponueshëm për t’iu përgjigjur çdo ftese si e sotmja dhe angazhimi, kam bërë çdo gjë që Shqipëria të të mos e humbasi kohën që ka shpërdoruar në këto dy dekada.

Para 20 viteve ishim në një korsi me Kroacinë dhe shumë përpara Malit të Zi dhe Serbisë. Sot jemi në një situatë jo shumë pozitive dhe mjaft qytetarë kanë humbur besimin te serioziteti i realizimit të standardeve dhe na duhet të rifitojmë një shpejtësi të re dhe të rikthejmë shpresën”, tha Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu