Luftoi gjatë me sëmundjen e tij, ndahet nga jeta pedagogu Sami Vargu

0

Pedagogu Sami Vargu, është ndarë nga jeta në moshën 93-vjeçare pas një sëmundje të gjatë.

Vargu është i ati i mjekut kardiolog pranë Shërbimi i Urgjencës së Sëmundjeve të brendshme në QSUT, Petrit Vargu.

Sami Vargu ka punuar si drejtues në rrethin e Dibrës në vitet 1946 – 1961 dhe më pas në rrethin e Durrësit në vitet 1961 – 1969.

Gjithashtu Vargu ka qenë pedagog në fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës në vitet 1969 – 1990 dhe studentët dhe mjekët e kujtojnë me shumë respekt për punën e tij të pastër dhe të ndërgjegjshme.

Bëhet e ditur se ai do të përcillet për në banesën e fundit ditën e sotme në orën 17:00 në Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu