Luigi Soreca rikthehet si ambasador i Bashkimit Evropian në Shqipëri, KE: Merr detyrën në 1 shtator

0

TIRANË- Luigi Soreca do të rikthehet sërish në Shqipëri si ambasador i Bashkimit Evropian. A2CNN shkruan se pas largimit të Christine Hohmann është konfirmuar në këtë detyrë Soreca nga Komisioni Europian. Në përgjigjën e dhënën nga Komisioni Europian për gazetaren Fjorela Beleshi, thuhet se Soreca do të marrë detyrën në datën 1 shtator dhe do të drejtojë Delegacionin e BE-së në Tiranë deri në ardhjen e Shefit të ri të Delegacionit.

“Nga data 1 shtator, ambasadori Luigi Soreca do të drejtojë Delegacionin e BE-së në Tiranë deri në ardhjen e Shefit të ri të Delegacionit. Përvoja dhe njohuritë e tij për vendin dhe rajonin do ta lejojnë atë të përfaqësojë Bashkimin Evropian në ngjarjet e ardhshme në kontekstin e procesit të zgjerimit Dëshirojmë të falënderojmë ambasadoren Christine Hohmann për punën dhe kontributin e saj të jashtëzakonshëm në çuarjen përpara të procesit të anëtarësimit në BE për Shqipërinë”, thuhet në përgjigje.

Soreca erdhi në Tiranë në shtator të vitit 2018, ku ka shërbyer si ambasador në vendin tonë për tre vite e shtatë muaj. Christiane Hohmann u emërua Ambasadore e Bashkimit Evropian në Shqipëri në muajin qershor të vitit 2022, pak kohë pas përfundimit të mandatit të Luigi Soreca. Më parë, Hohmann ka shërbyer si ambasadore e Berlinit në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 2016-2019.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu