Krenaria e atletikës shqiptare, Luiza Gega shpallet kampione Ballkani

0

RUMANI- Luiza Gega vijon të jetë krenaria e atletikës shqiptare në arenën ndërkombëtare. Kështu ka ndodhur dhe këtë shtunë në Rumani, ku atletja është shpalllur kampione Ballkani në garën e 3000 metrave me pengesa.

Ka qenë vetë atletja e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka treguar arritjen e saj të fundit, me një rekord të ri të vendosur që po pasuron edhe më shumë një karrierë të jashtëzakonshme sportive.

POSTIMI I LUIZA GEGËS

“Kampione Ballkani, Rekord Kampionati në garën 3000m me pengesa me kohën 9.17.91 (koha ime e dytë më e shpejtë.

Shumë e lumtur për fitoren, për ndjesinë e mirë gjatë garës dhe më e motivuar se kurrë për objektivat e radhës.

Faleminderit nga zemra të gjithë që vazhdojnë e mbështesin rrugëtimin tim”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu