Luiza Gega kualifikohet në finalen e 3000 metrave me pengesa në “Tokyo 2020”

0

Atletja shqiptare Luiza Gega është kualifikuar në finalen e 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike. 32-vjeçarja ka shënuar kohën 9:23:85, duke u renditur e pesta në baterinë e dytë, rezultat ky që e kualifikon direkt në finalen e 4 gushtit.

Ky është një rezultat fantastik pasi për herë të parë Shqipëria kalon në finalen e garave të atletikës në Olimpiadë.

Ndërkohë që vendin e parë në baterinë ku garonte Luiza Gega, e zuri atletja amerikane, Kornei Freriçs.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu