I dehur dhe me kanabis në makinë, arrestohet 18 vjeçari

0

Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë së Fierit për vepra të ndryshme penale.

Uniformat blu bëjnë me dije se një 18-vjeçar është arrestuar pasi është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik 18 vjeçarit me ininciale Xh.D, iu gjetën dhe sekuestruan pesë doza kanabis.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. D., 18 vjeç, banues në Povelçë, Fier, pasi është kapur nga Forca e Posaçme “Shqiponja” duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan 5 doza cannabis sativa”, njofton policia.

Gjithashtu, janë arrestuar në flagrancë dhe tre shtetas të tjerë, ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i plotë i Policisë Fier:

Vihen në prangat e Policisë 4 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. D., 18 vjeç, banues në Povelçë, Fier, pasi është kapur nga Forca e Posaçme “Shqiponja” duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan 5 doza cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 30 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 31 vjeç, banues në Fier(i dënuar më parë për vjedhje), pasi është kapur duke vjedhur sende të vendosura nga Bashkia në plazhin e Darëzezës.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin L. H., 41 vjeç, banues në Roskovec, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu