Luiza Gega nuk dorëzohet, ylli i atletikës do të garojë në Kampionatin Botëror e dëmtuar

0

Kanë vendosur të provojnë fatin.

Luiza Gega do të garojë sonte në Kampionatin Botëror të Atletikës në Budapest edhe pse është e dëmtuar.

Kampionia e Europës ka një lëndim në kofshë që e ka penguar për gati dy javë, por pas bisedës me trajnerin e saj, Taulant Stërmasi, dhe fizioterapistëve, vendimi ishte që ajo të konkurrojë në garën e saj të preferuar të 3 000 metrave me pengesa.

Gjysmëfinalet nisin rreth orës 20:00 në kryeqytetin e Hungarisë, dhe Gega po rrezikon jo pak. Vendimi për të marrë pjesë në Botëror u mor me shpresën që dëmtimi të mos jetë tashmë aq i rëndë sa që ta pengojë plotësisht, dhe për të realizuar objektivat.

Gega dhe Stërmasi kishin deklaruar që më parë se synimi në kampionat do të ishte të paktën vendi i katërt, dhe maksimumi arritja tek zona e medaljeve.

Kampionia shqiptare ka qenë në formë të shkëlqyer gjatë gjithë verës, por për gati dy javë ka qenë e detyruar të bëjë fizioterapi për t’u rikuperuar.

Nuk dihet nëse Gega do të arrijë ta përfundojë garën apo të kualifikohet për në finale. Edhe nëse kjo ndodh, ajo do ta ketë thuajse të pamundur të konkurrojë për medalje sepse, siç informon Stërmasi, dëmtimi do të përkeqësohet nga vrapimi i sotëm në 3 000 metrat me pengesa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu