Luizi ‘shpërtheu’ në lot dhe debatoi me Kiarën, zbulohet arsyeja se pse ja mori kryqin moderatores

0

Ditën e djeshme, Luizi ka përjetuar një moment jo të mirë ku dhe është parë mjaft i prekur.

Disa ditë më parë, këngëtari i dha varësen e tij Kiarës duke theksuar rëndësinë e saj si një kujtim nga i ati, ndaj dhe miqtë e afërt të tij shprehen se kjo mund të ketë qenë arsyeja se pse ai ka shpërthyer në lot.

“Ndoshta është mërzitur se Kiara s’ e vendosi varësen natën e spektaklit, kur ai i bëri surprizën për Shën Valentin”, tha Liesa Haxhiasllani, mikesha e ngushtë e Kiarës.

Ndërkohë Mika Paci, Albi Lushi dhe Gaz Ujkashi hodhën ide se ndoshta Luiz kishte nevojë për kryqin meqë sot në mëngjes u pa duke qarë.

“Thuhet se mund të ketë të ëmën sëmurë ose thjesht e ka ngarkesë të akumuluar”, u shprehen ata.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu