Lulishte e re nga gjimnazistët në Elbasan

0

Nismës së nxënësve të një shkolle në Elbasan të cilët kanë marrë përsipër të rehabilitojnë një sipërfaqe lulishtje në një prej hyrjeve të qytetit, i është bashkuar edhe kryetari i Bashkisë Gledian Llatja. Kryebashkiaku vleresoi nismën e krijimit të Klubeve të Gjelbërta pranë shkollave.Në vijim Llatja lajmëroi nisjen e aksionit të madh për tiu rikthyer projektit ” Muri i Gjelbër”, duke shtuar sipërfaqe të gjelbra edhe në zonën industriale aty ku janë edhe problematikat më të mëdha mjedisore.

Klubet e gjimnazeve synojnë edukimin e shoqërisë për hapësirat e gjelbërta si një domosdoshmëri për komunitete më të pastra dhe të sigurta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu