Tiranë, 30 tetor 2025 – Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme ku qëndroi rreth dy orë për t’u pyetur në lidhje me çështjen “21 Janari”.
Sipas informacioneve, ai është thirrur nga prokurori Alfred Shehu në cilësinë e personit që ka dijeni për hetimin, pjesë e dosjes së ngjarjes tragjike të vitit 2011.
Pas daljes nga ambientet e SPAK-ut, Basha u shpreh se nuk mund të jepte hollësi për shkak të sekretit hetimor.
“Isha në cilësinë e personit që kam dijeni për një çështje nën hetim. Duhet të ruaj sekretin hetimor. Deklarova gjithçka që kam dijeni. Informacionin e merrni te SPAK. Konferencën për shtyp, njëherë tjetër”, tha shkurt Basha, duke lënë në pritje pyetjet e mediave.
Ndërkohë, institucionet e drejtësisë pritet të vijojnë hetimet për të hedhur dritë mbi zhvillimet e reja të dosjes.





