Lulzim Basha ka vendosur t’ia delegojë flutura Açkës postin si kreu i grupit parlamentar të PD. Basha kishte njoftuar më herët se këtë post do ia delegonte një prej nënkryetarëve të PD.
Por pasi kryeparlamentarja Lindita Nikolla lexoi shkresën, ku detyra e kreut të grupit iu delegua Flutura Açkës, vendimi është kundërshtuar nga Bardhi.
“Ka njoftim për ndryshimin e kryesisë së grupit parlamentar të PD. Me propozim të kryetarit të Partisë vendosi përbërja e kryesisë së grupit parlamentar të PD është Flutura Açka, nënkryetar e autorizuar për përfaqësimin e grupit parlamentar në mungesë të kryetarit të grupit, Kreshnik Çollaku nënkryetar, Arbi Agalliu sekretar, Oriola Pampuri zëdhënëse”, lexoi kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
Sakaq Bardhi tha se për anëtarët e grupit të PD është e papranueshme që maxhoranca të ndërhyjë në punët e brendshme të grupit parlamentar të partisë.