Lulzim Basha sulmon Sali Berishën: Fytyrën e vërtetë e tregoi sot, solli kriminelë për të dhunuar shtëpinë e demokratëve

0

Ditë tragjike për demokratët. Hetimet u vonuan për 4 orë. Dita e sotme ishte e paralajmëruar si ditë sulmi, dhune dhe përplasje mes demokrateve. Ishte paralajmëruar pushtimi me forcë e selisë së demokratëve. Dita për të finalizuar aksionin personal per hallin e tij. Ajo që nisi me pretekstin e një lëvizje demokratizuese e tregoi fytyrën e vertetë. Shumica e demokrateve e braktisën Berishën sicc e kanë braktisur gjatë këtyre muajve gjatë mashtrimeve për të mbuluar të vërtetën. Të verteten që betejën e bën vetëm për veten e vet, dhe ai nuk kursen askënd përvecc vetes së tij. Lajmi i parë i mirë është braktisja totale që i bënë demokratët. Asnjë nga dy objektivat që i kishte vene vetes nuk u realizua. Dua të falenderoj drejtuesit e strukturave. Ishim për një mbledhje të rëndësishme që ka të bëjë me organizimin e PD-së. Dua të falenderoj po kështu dhe ata që e ndoqen Berishën për muaj, të zhgënjyer pas masakrës zgjedhore. Fytyrën e vërtetë të Berishës e tregon më së miri këto pamje në seli. Persona kriminelë, të armatosur dhe të përgatitur për të dhunuar shtëpinë e demokratëve duke vënë në rrezik jetën e tyre me një plan të mirëmenduar dhe frymëzuar nga Sali berisha

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu