Lulzim Basha thërret aleatët në selinë blu për formimin e Grupit Parlamentar, vetëm njëri s’ka konfirmuar pjesëmarrjen (DETAJE)

0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të zhvillojë ditën e sotme një takim me aleatët e zgjedhjeve të 25 prillit.

Mësohet se takimi do të zhvillohet në orën 18:00 në selinë blu, me qëllim diskutimin për formimin e Grupit Parlamentar me Partinë Demokratike. Por nuk përjashtohet mundësia që atatë formojnë një Grup Parlamentar më vete.

Do të duheshin të paktën 7 mandate për të formuar Grupin Parlamentar, mundësi që aleatët e Bashës e kanë.

Të gjithë aleatët e kanë konfirmuar tashmë pjesëmarrjen, përveç Shpëtim Idrizit, i cili është ende në fazë negociimi. Kujtojmë se kreu i PDIU, Idrizi është më i votuari ndër aleatët e Bashës në zgjedhjet e 25 prillit.

Në total, aleatët i sollën PD-së 62,589 vota, një shifër kjo e ulët krahasuar me zgjedhjet e 2013-ës kur ata morën rreth 152 mijë vota.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu