E rëndë në Gjakovë/ Dyshohet për dy fëmijë të vdekur, i zuri zjarri brenda në shtëpi

0

Një shtëpi është kapluar nga zjarri në fshatin Ujz të Gjakovës, policia për këtë rast është informuar rreth një orë më parë dhe mënjehërë kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme në vendin e ngjarjes. Policia ka konfirmuar se zjarri është në zhvillim e sipër, teksa në një nga dhomat e shtëpisë dy katëshe dyshohet se kanë qenë dy fëmijë 10-13 vjeç, kushërinj.

Lumni Graishta, drejtor në Policinë Rajonale të Gjakovës, tha për Express se për të miturit po presin konstatimin e mjekut.

“Presim konstatimin e mjekut, zjarri është në zhvillim e sipër. Fëmijët janë të gjinisë mashkullore, 10-13 vjeç”, tha Graishta.

Në vend ngjarje është policia, zjarrëfikësit dhe mjekësia ligjore. Ndërsa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu