Lulzim Basha : T’i japim së bashku fund tranzicionit shqiptar

0

Partia Demokratike  ka çelur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 25 prillit. Lulzim Basha u ngjit në skenën e improvizuar në sheshin “Nënë Tereza”, ku deklaroi se kanë mbetur edhe 31 ditë për të nisur rrugën e ndryshimit.

Kryedemokrati e cilësoi këtë mbrëmje si hyjnore, ndërsa ekipin  e tij fitues të garës së 25 prillit.

“Ju motra dhe vëllezër shqiptarë kudo që ndodheni në këtë mbrëmje hyjnore të bashkimit tonë për ndryshim që do të fitojë Shqipëria. Mirëmbrëma kandidatëve të PD, aleatëve tanë të koalicionit, ekipit tonë të fitores. Edhe 31 ditë, vetëm 31 ditë për të nisur së bashku rrugën e ndryshimit të Shqipërisë. Jemi këtu të gjithë bashkë dhe jam mes jush sepse ju keni marrë një vendim të rëndësishëm ti japim së bashku fund tranzicionit shqiptar dhe të hapim një faqe të re”, deklaroi Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu