Lushnje/ Gruaja godet burrin me tullë në kokë

0

Një 50-vjeçare është proceduar penalisht në Lushnje pasi ka dhunuar bashkëshortin e saj.

50-vjeçarja me iniciale Sh.S, banuese në fshatin Thanë po hetohet në gjendje të lirë pasi ka goditur me tullë bashkëshortin e saj.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Sh. S., 50 vjeçe, banuese në fshatin Thanë, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë (tullë), bashkëshortin e saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu