Lushnjë/ Shpërthim me eksploziv në katin e parë të një pallati

0

Një sasi e vogël lënde plasëse është vendosur në afërsi të derës së jashtme të një apartamenti në pronësi të shtetasit Besnik Çoku, në qytetin e Lushnjës.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar dera e kësaj banese dhe dera e hyrjes përballë saj në pronësi të shtetasit me inicialet L. B.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:35 e natës së djeshme, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i plotë i policisë: Lushnjë Informacion Paraprak

Sot rreth orës 02:35, në lagjen “Gafurr Muço”, Lushnjë, në katin e parë të një pallati parafabrikatë, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit B. Ç.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar dera e kësaj banese dhe e banesës përballë saj, në pronësi të shtetasit L. B.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu