Lufti Lala do të jetë kryetari i Këshillit Bashkiak për katër vitet e ardhshme në Elbasan.Me 29 vota pro, 11 kundra dhe 7 apstenim Lala merr një detyrë të re. Z. Lala vjen me një eksperiencë të gjatë në politik si kryetar i komunës Shushicë për disa legjislatura, nënkryetar qarku, anëtarë i këshillit të fundit bashkiak dhe së fundmi dhe drejtues i këshillit bashkiak.Në fjalën e tij para të pranishmëve Z. Lala u shpreh falenderues ndaj besimit që i dhanë koleget dhe premtoi se nuk do të udhëhiqet nga bindjet politike por nga vlerat profesionale.
Sakaq për zgjedhjen e nënkryetarit Partia Demokratine zyrtare bashkoi votat me Partinë Socialiste .
Sakaq nënkryetar të këshillit u zgjodhën Enrieta Ferra nga Partia Socialiste dhe Zamir Muzhaqi nga Pd Zyrtare, duke i hequr mundësinë koalicionit “Bashkë Fitojmë” të përfaqësohej në këtë post.
Infoweb Media!