Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Balldre.
Një furgon ka përplasur një motor dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi 60-vjeçar.
Drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje.
Ndërkohë që policia ka ndaluar shoferin e furgonit, deri në zbardhjen e rrethanave të aksidentit.