Magazina e djegur, flet Rebani Jaupi nga vendngjarja

0

Magazina e djegur, flet Rebani Jaupi nga vendngjarja: Për shkak të djegies së materialeve plastike, ja ku ka dëmtime

Drejtori i policisë së Tiranës, Rebani Jaupi ka folur për mediat nga magazine ku ka ngecur 33-vjeçari Arjan Sala. Në komunikatën e tij ai tha se për shkak të djegies së materialeve plastike është dëmtuar bodrumi i godinës.

Jaupi bëri me dije se policia është duke kryer veprimet hetimore si dhe është duke ndjekur ngjarjen bashkë me zjarrëfikësit.

“Me gjithë veprimet e zjarrëfiksve, për shkak të materialeve që magazina ka pasur brenda, kryesisht plastik dhe ka dëmtime të konsiderueshme ne bodrumin e godinës. Policia po bën veprimet hetimore, jemi në ndjekje të vazhdueshme të situatës bashkë me zjarrëfikësit dhe shpresojmë të zgjidhet sa më shpejt.”, u shpreh Jaupi për mediat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu