Doja Cat nuk i zhgënjen asnjëherë fansat e saj dhe këtë e ka vërtetuar me projektin e saj të fundit. Pasi emocionoi adhuruesit e zjarrtë, Doja ka publikuar albumin e saj të tretë, “Planet Her”.
Ky projekt vjen pas një realizimi të lodhshëm përgjatë vitit 2020. Me këtë album, Doja Cat nis një kapitull të ri në karrierën e saj për “Planet Her” me një videoklip magjepsës për bashkëpunimin e zjarrtë me The Weeknd.
“You Right” është një ndë videoklipet më të realizuara nga Doja, duke nisur që nga fabula e krijuar, tek arkitektura e ndërtesave befasuese , deri tek rolet e dy këngëtarëve; Doja Cat si përfaqësuese e shenjës së peshores dhe The Weeknd si Zoti.
Në videoklip shpjegohet qartë dëshira mëkatare e Doja-s për një person, edhe pse ndodhet në një lidhje me një person tjetër.
Hidhini një sy këngës magjike të Dojas dhe The Weeknd:
infowebtv.com