Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën nacionale Korçë-Pogradec. Shoferi i automjetit ka humbur kontrollin e makinës dhe si pasojë ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal.
Drejtuesi i automjetit fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime serioze, ndërsa janë shënuar dëme të shumta materiale. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.