Ata janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Dy persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Sarandë, në lagjen numër katër të qytetit bregdetar. Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Për pasojë, drejtuesi dhe pasagjeri janë plagosur.
Ata janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar aksidentin në Sarandë, por paraprakisht dyshohet se mjeti po udhëtonte me shpejtësi të lartë.