Makina del nga rruga në aksin Selenicë-Vlorë, ndërron jetë 69 vjeçarja

0

VLORË- Një aksident tragjik me pasojë një të vdekur e tre të plagosur ka ndodhur këtë mbrëmje në Vlorë. Policia njofton se në aksin rrugor Selenicë-Vlorë, shtetasi S. K., rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Nga ky aksident ka ndërruar jetë shtetasja T. K., rreth 69 vjeçe, pasagjere në këtë automjet. Po të njëjtat burime shtojnë se janë plagosur drejtuesi i automjetit si dhe dy pasagjerët e tjerë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi nga policia

Vlorë/ Informacion paraprak

Sot, rreth orës 22:38, në aksin rrugor Selenicë-Vlorë, shtetasi S. K., rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja T. K., rreth 69 vjeçe, pasagjere në këtë automjet. Gjithashtu kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i automjetit si dhe 2 pasagjerët e tjerë, shtetasit A. K., dhe M. K, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu