Elbasan – mjeti humbet kontrollin dhe del nga rruga , përfundojnë në spital 3 pasagjerët

0

3 persona kanë përfunduar në spital pas një aksidenti të ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Policia raporton se aksidenti ka ndodhur  rreth orës 15:10, kur një 23-vjeçar ka humbur kontrollin e makinës.  Për pasojë, janë lënduar pasagjerët në makinë, banues në Elbasan, të cilët ndodhen në Spitalin e Elbasan, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

“Për pasojë, janë dëmtuar pasagjerët në mjet, shtetaset M. S., rreth 48 vjeçe, R. S., 52 vjeçe dhe K. S., 21 vjeç, banues në Elbasan, të cilët ndodhen në Spitalin e Elbasan, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën“, thotë policia mes të tjerash.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu