Shqiptari 27-vjeçar Kasem Kasmi u vra dje në Frosinone të Italisë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30 të ditës së djeshme. Kasem Kasmi, vëllai i tij Ervini dhe disa miq mbërritën në lokal. Mikea Zaka ishte ulur në një tavolinë jashtë restorantit në shoqërinë e dy miqve, Giuliano D. dhe Elia D., të dy shqiptarë. Të dy grupet filluan të debatonin dhe Mikea Zaka qëlloi të paktën gjashtë të shtëna nga arma e tij. Plumbat e kanë goditur në qafë Kasem Kasmin. Një tjetër është ende i shtruar në spital, në gjendje shumë të rëndë në Romë, një tjetër në San Camillo dhe një tjetër në spitalin Santa Scolastica në Frosinone.
Kasemi shkonte shpesh në Romë. Ai e donte jetesën e mirë, varkat dhe makinat sportive.