Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 13.03.2022, rreth orës 13:50, jemi njoftuar se në aksin rrugor Pogradec-Buçimas, shtetasi S. V., banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar biçiklistin E. H., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Buçimas, i cili u dërgua në Spitalin e Pogradecit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.