Makina përplas këmbësorin në Tiranë, 83-vjeçari përfundon në spital

0

Një makinë ka përplasur një këmbësor në rrugën e Dibrës në Tiranë.

Për pasojë i aksidentali ka përfunduar në spital, ku po merr trajtim mjekësor.

Policia njofton se bëhet fjalë për një 83-vjeçar.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 kanë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. P., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, duke drejtuar automjetin e tij, në Rrugën e Dibrës, dyshohet se ka aksidentuar shtetasin S. S., 83 vjeç dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

I moshuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu