Një këmbësor është përplasur nga një makinë te vijat e bardha në Tiranë.
Aksidenti ka ndodhur te rrethrrotullimi në Zogun e Zi. Siç shihet nga pamjet, pranë vendit ku ka ndodhur aksidenti janë mbledhur shumë kalimtarë.
Deri në tani dihet vetëm që këmbësori ka mbetur i lënduar, por nuk dihet sa e rëndë është gjendja shëndetësore.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe ambulanca