Makina përplas këmbësorin

0

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, tek kryqëzimi i Vorrit të Bomit. Një automjet tip “Benz” ka përplasur një këmbësor, pranë vijave të bardha.

Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e cila kë dërguar drejt spitalit të plagosurin.

Ndërkaq, policia ka dhënë detajet mbi aksidentin në një njoftim për mediat, ku bën të ditur se mjeti me drejtues shtetasin I.G., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin E.B., 65 vjeç.

Sipas uniformave blu, fatmirësisht 65-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që janë mundur t’i japin ndihmën e parë të aksidentuarit.

Drejtuesi i mjetit ndodhet në vendngjarje, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Me datë 05.11.2020, rreth orës 15:15, tek kryqëzimi i Vorrit të Bomit, mjeti me drejtues shtetasin I.G., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin E.B., 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit ndodhet në vendngjarje.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu