Një aksident automobilistik me dy të plagosur është regjistruar në Elbasan. Mësohet se një 64 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me të cilin qarkullonin shtetasi O. P., 68 vjeç (drejtues) dhe N. P. Fatmirësisht dy të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 64 vjeç, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me të cilin qarkullonin shtetasi O. P., 68 vjeç (drejtues) dhe N. P. (pasagjere), të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi K. Ç., 34 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.