Makina përplas një punonjës policie në Korçë, ai dërgohet me urgjencë në spital

0

Korçë : aksident në afërsi të fshatit Lumalas. Një mjet përplas një punonjës policie të qarkullimit. Punonjësi u transportua drejt spitalit të Korccës dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit u ndalua dhe po shoqërohet në komisarist.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 04.01.2022, rreth orës 18:00, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Lumalas, Korçë, shtetasi Xh. A., i cili drejtonte mjetin tip “Benz”, ka përplasur punonjësin e policisë rrugore E. Ç., që ka qenë në shërbim, në këtë linjë.

Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale, ndërsa punonjësi i policisë u dërgua për ndihmë mjekësore në Spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu