“Mamasë i kanë vjedhur vathët prej ari me diamantë”, djali bën denoncimin e rëndë pasi e ëma humbi betejën me Covidin në spital

0

Pasi e ëma humbi betejën nga Covid-19 e shtruar në pavijonin Marchiafava në spitalin San Camillo, në Romë, djali i saj i identifikuar si Mirko Marsella kishte shkuar për të mbledhur sendet personale, por në qesen plastike kishte vetëm disa veshj, por mungonin vathët e shtrenjtë.

“Ajo që ndodhi me ato vathë është një mister. Unë kam prova që nëna ime hyri në spital me ato vathë. Sa herë që më dërgonte foto nga spitali, ajo i kishte ato”, tha Marsella.

Sipas tij, dikush ia hoqi në momentin që ndërroi jetë. I thanë se nuk kishin parë asnjë palë vathë, por djali nuk dorëzua dhe kontaktoi avokatin e tij, i cili i tha të presë dhe të thërrasë karabinierët.

“Unë nuk e firmosa fletën ku duhet të kisha konfirmuar praninë e të gjitha sendeve personale të nënës sime”, shton Marsella, i cili priti karabinierët para spitalit.

“Unë mblodha sendet e tjera, po përgatis një letër dhe nesër në mëngjes do të shkoj të paraqes një ankesë: ato vathë prej ari të bardhë, të cilat kishin një diamant të vogël, ishin një dhuratë dhe thoshte që donte t’i mbante me vete edhe në arkivol”, tha Marsella, i cili pretendon se ia kanë vjedhur.

Pak para Krishtlindjeve, vajza e një 68-vjeçari nga Fondi, i cili gjithashtu vdiq në San Camillo për shkak të Covid-19, shkoi në spital duke kërkuar që unazën e martesës dhe ato pak pasuri që babai i saj kishte me vete. Por asaj i kishin thënë se nuk kishte asnjë gjurmë nga ato objekte. Të gjitha ishin zhdukur, së bashku me rrobat dhe syzet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu