Manovra të rrezikshme në rrugë, gjobiten 123 shoferë mjetesh luksoze

0

Policia e Shtetit i është përgjigjur ankesave të qytetarëve për manovrat e rrezikshme që bëjnë në rrugë makinat luksoze.

Policia njoftoi ditën e sotme se ka ndëshkuar me masa administrative 123 shoferë makinash të shtrenjta. Një ndër ta ishte dhe shoferi i një Benz-i luksoz të blinduar që nuk kishte autorizimi.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit

Duke vlerësuar shqetësimet e qytetarëve të adresuara në formën e ankesave në lidhje me automjetet e shtrenjta ose të luksit, shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin me qëllim verifikimin e statusit të origjinës së automjeteve, mangësive të karakterit administrativ si dhe disiplinimin e mënyrës së qarkullimit në rrugë të të gjithë përdoruesëve të rrugës në tërësi, kanë ushtruar kontrolle të shumta në bashkëpunim edhe me strukturat e tjera të policisë së shtetit që kanë interes ndaj kësaj kategorie mjetesh, në lidhje me trafikimin e mundshëm të tyre në vendet e origjinës.

Nga kontrollet policore janë gjetur mangësi në dokumentacion si dhe shkelje të ndryshme që lidhen me normat e sjelljes në rrugë, për të cilat janë plotësuar procedurat administrative dhe penale sipas rastit, duke manifestuar të njëjtin standart ligjor në raport me kontrollet në terren pavarsisht vlerave dhe statusit të personave që i zoterojnë këto automjete.

Në të gjithë vendin përgjatë kësaj jave janë ndëshkuar me masë administrative 123 drejtues mjetesh të kësaj kategorie, shumica e të cilave nga Policia Rrugore e Tiranës për mangësi në dokumentacion, për gara shpejtësie, për manovra të rrezikshme në rrugë, mos vendosje targash në vendin e caktuar, për errësim të xhamave jo në përputhje me udhëzimin e organeve përkatëse ku vlen të theksohet proçedimi penal i disa drejtuesëve për falsifikim të çertifikatave të errësimit të xhamave.

Gjithashtu nga Policia Rrugore e Durrësit në bashkëpunim me Forcat Shqiponja është ndaluar mjeti tip “Benz” i blinduar në pronësi të shtetasit F. A., me drejtues shtetasin L. S, i cili qarkullonte i pa pajisur me autorizimin nga organet kompetente. Nga policia Rrugore është vendosur masa administrative 12.000 lekë të reja si dhe sekuestrimi i automjetit.

Kontrollet kanë vijuar për të gjitha kategoritë e mjeteve, pasi qëllimi i kontrolleve nuk ka për objekt vetëm mjetet e shtrenjta ose të luksit, por të gjitha kategoritë e mjeteve në raport me parandalimin e aksidenteve rrugore dhe disiplinimin e sjelljes në rrugë, nisur edhe nga shqetësimet e adresuara  nga qytetarët në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu