Manovroi automjetin mbrapsht për ta parkuar/ 28-vjeçari aksidenton këmbësorin

0

Një aksident ka ndodhur këtë të enjte në Sarandë, ku një 28 vjeçar me inicialet F.B ka aksidentuar një këmbësor. Konkretisht shtetasi i cili ka mbetur i plagosur është një 85-vjeçar me inicialet A.Gj, i cili është përplasur nga automjeti nën drejtimin e 28 që ishte duke manovruar makinën për ta parkuar. Menjëherë 85-vjeçari i aksidentuar është transportuar drejt spitalit të Traumës, ku nga informacionet paraprake nuk bëhet e ditur gjendja e tij.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/ Më datë 04.02.2021 u referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, në ngarkim të shtetasit F. B., 28 vjeç, banues në Sarandë, pasi në rrugën “Adem Sheme”, duke manovruar automjetin e tij mbrapsht, për ta parkuar, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale A. Gj., 85 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Traumës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu