“Marku vdes për mua”- Rudina Dembacaj tregon kur do bëjë fëmijë me Mark Frrokun

0

Vetëm një orë kohë! Kështu e nisi bashkëbisedimin me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram Rudina Dembacaj.

Prandaj, pyetjet për moderatoren dhe aktoren e humorit kanë nisur menjëherë.

Ndër ato të parat që iu bënë ishte: “Çfarë pëlqen më shumë Marku te ty?”

Rudina iu përgjigj me sinqeritet duke shtuar edhe pak doza humori:

“Nuk e di. Mendoj se pëlqen shumë faktin që jam e drejtpërdrejtë! Gjithashtu se përshtatem me çdo ambient. Nuk e di, ai ‘vdes’ për mua”.

Sigurisht që pyetjet në lidhje me martesën e saj e me marrëdhënien që ka me Mark Markun nuk mund të përfundonin me kaq!

Një ndjekëse i ka shkruar “jeni pak çift ‘crazy’”, e në lidhje me këtë Rudina komentoi: “unë jam pak më shumë!”.

Ndërsa nga dhuratat, si më të bukurën, aktorja veçoi unazën e propozimit, e cila sipas saj “ka kuptim dhe kujtim shumë të bukur”.

Ajo publikoi edhe një video ku tregonte nga afër unazën me të cilën e propozoi partneri.

Nisur nga ato që Rudina shkroi për unazën, dikush e ka pyetur se çfarë kuptimi ka ajo përveç atij të dashurisë.

Dembacaj iu përgjigj: “Kaq! Pse sa kuptime duhet të ketë?”

E në lidhje me zgjerimin e familjes, Rudina tha se edhe ky moment do të vijë sapo Viktoria të rritet edhe pak.

Mark Frroku është baba i tre fëmijëve, ndërsa Rudina ka vetëm një vajzë të lindur nga martesa e saj e parë.

E si çdo çift tjetër, edhe tek ata nuk mungojnë zënkat, për të cilat moderatorja tha se është Marku ai që vetëpërmbahet më shumë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu