Marrëveshja me Serbinë, vjen reagimi i parë nga Kurti: Erdhi pas bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel

0

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti shkruan se marrëveshja e arritur me Serbinë ka ardhur falë isedimeve parimore e të barabarta në Bruksel. Në një postim në Facebook, ai shton se tashmë qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë me dokumentet e identifikimit të tyre drejt Serbisë dhe se e njëjta gjë do të ndodhë edhe anasjelltas. Kurti i falenderon të gjithë për mbështetjen e durimin.

Postimi i plotë:

Qytetarët e Republikës së Kosovës, me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga shteti ynë, do të mund të kalojnë pa pengesa, ngarkesa e vonesa kufirin me Serbinë në të gjitha vendkalimet kufitare. Njësoj do të vlejë edhe për kahjen e kundërt me rastin e hyrjes në Kosovë me dokumente identifikimi (ID) të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.

Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe durimin, posaçërisht në këto katër javët e fundit.
Fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti. Zgjidhjet normalizuese duhet ta kenë reciprocitetin përbrenda, teksa marrëdhëniet e mira fqinjësore e nënkuptojnë atë.

Falënderoj ndërmjetësit, zotërinjtë Borrell, Lajçak dhe Escobar, e sidomos ambasadorin amerikan Hovenier për angazhimin dhe kontributin.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese. Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet, duke hequr pengesat për lëvizje të lirë për qytetarët e Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu