Horror në ishullin grek/ Turisti gjen dy trupa të pajetë brenda një çante

0

Një turist ka mbetur i shokuar në ishullin Naxos në Greqi, pasi ka gjetur një çantë, në të cilën ishin futur dy trupa të pajetë.

Mediat vendase raportojnë se turisti ishte duke eksploruar plazhin Fykios, ku pikasi çantën dhe pasi e hapi gjeti kufomat. Qendra shëndetësore e Naxos, për shkak të kalbjes së avancuar të trupit të parë nuk mund të sqarojë nëse i përket një burri apo një gruaje. Nga ana tjetër, për të dytin ende nuk është sqaruar nëse mund të jetë trup njeriu apo kafshe.

Pritet të kryehen autopsia e plotë, për të zbuluar më tepër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu