Marrëveshja mes Bashkisë së Elbasanit dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për të përfunduar procedurat e legalizimit ka shkaktuar debate në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
6 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 2025 këshilltarët e opozitës pohuan se ky proces do të përdoret politikisht për të orjentuar qytetarët të votojnë qeverinë.
Kryetari i Bashkisë hodhi poshtë pretendimet e këshilltarëve të opozitës teksa shtoi se një rol kyç në këtë proçedurë do të kenë kryepleqtë.
Marrëveshja u miratua me tensione pa votat e opozitës.
Kujtojmë se kohë më parë qeveria shqiptare vendosi përfshirjen e bashkive në procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje për të ndihmuar qytetarët në përshpejtimin e këtij procesi