Ballina AKTUALITET Marrëveshja Shqipëri-Itali për njohjen e pensioneve shkon në Kuvend! Ja kur pritet...

Marrëveshja Shqipëri-Itali për njohjen e pensioneve shkon në Kuvend! Ja kur pritet të miratohet

0

Qeveria çon për t’u ratifikuar në parlament marrëveshjen për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë.

Pritet që në seancën e ardhshme plenare në Kuvend të miratohet projektligji për njohjen e ndërsjellë të sigurimeve shoqërore mes Italisë dhe Shqipërisë.

Propozimi për ratifkimin e marrëveshjes ndërmjet dy vendeve për pensionet u bë prej ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe u miratua nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme. Pritet që në seancën e ardhshme plenare në Kuvend të miratohet projektligji për njohjen e ndërsjelltë të sigurimeve shoqërore mes Italisë dhe Shqipërisë.

VENDIMI:

PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË ITALISË NË FUSHËN E SIGURIMEVE SHOQËRORE”

Në mbështetje të  neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Marrëveshja për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë firmosur më 6 shkurt 2024 mundëson:

-Ofrimin e përfitimeve në sigurimet shoqërore;

-Trajtim i barabartë të personave të punësuar dhe  për të vetë punësuarit;

Marrëveshja do të zbatohet për legjislacionet që lidhen me:

-Sigurimin për pleqërinë, invaliditetin, pensionin familjar (pasjetuesit);

-Sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjen;

-Sigurimin e papunësisë.

Nga marrëveshja pritet të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë që kanë kontribuuar në Itali prej më shumë se 30 vitesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu