Nga: Mikela Mike
Në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare të Luftës kundër Kancerit të gjirit” në qytetin e Elbasanit në orën 11;00 është realizuar një marshim, i cili filloi nga stadiumi “Elbasan Arena” dhe përfundoi në sheshin e qytetit, para kalasë.
Pjesmarrës në këtë marshim paqësor nuk ishin vetëm gra e vajza nga shoqëria civile, por edhe deputetët e qarkut të Elbasanit dhe kryetari i bashkisë. Në këtë marshim nuk mungoi as ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.